Telegrafi

Lirohen 14 nga 15 protestuesit e arrestuar në Orikum

I vetmi protestues që ka mbetur në qeli është Qetsor Ferunaj, ish fituesi i “Big Brother Albania”, i cili pritet të dalë të hënën para gjykatës ku do t’i jepet masa e sigurisë.

Opozita ka kërkuar zgjidhjen e problemit të pronave në Orikum ndërsa mazhoranca ka theksuar se nuk do të lejojë prishjen e rendit dhe se zgjidhja e problemit duhet të bëhet brenda rregullave të shtetit. /Telegrafi/