Lajmin e konfirmoi Loshaj për faqen zyrtare të klubit prizrenas.
“Rreth një muaj kam bërë fitnes te qendra Achilles Fitnes nën përkujdesjen e trajnerit Besnik Bobaj, të cilin e falënderoj për kontributin”, ka deklaruar Loshaj.
“Falënderim i veçantë shkon edhe për kryesinë e klubit, e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë. Shpresoj që të kthehem më i fortë dhe t’ua shpaguaj mundin”, shtoi ai.