Telegrafi

Lirimi i Tahirit nga burgu, reagon Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se ish-ministri u lirua me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, Tahiri kërcënoi kryeministrin Rama për zbërthimin e lidhjeve të paligjshme të vëllait të tij Olsi Rama dhe ndaj u lirua pas ultimatumit të dhënë.

Lexo po ashtu Del nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të vazhdojë dënimin në shtëpi

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij”, the Berisha.

Lexo po ashtu Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, zbulohet arsye që bindi gjykatën

“Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha. /Telegrafi/