Site icon Telegrafi

Lirimi i Tahirit, Donald Lu i qëndron deklaratës për “presione e ryshfete”

Një ditë para se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda të dilte me vendimin për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin, Donald Lu deklaronte se “kishte raportime për presione serioze dhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve të çështjes”.

Kur Apeli bëri fakt të kryer lirinë e ish-ministrit të Brendshëm, Ambasada Amerikane thotë për Top Channel se i qëndron të njëjtës deklaratë që bëri një ditë më parë ambasadori Donald Lu.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. I bëj thirrje shoqërise civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para”, deklaronte ambasadori një ditë më parë.

E nëse ky koment i ambasadorit mbetet ende aktual për Ambasadën, pyetja që ngrihet me të drejtë nga të gjithë është: a u mor vendimi i heqjes së arrestit shtëpiak nga Gjykata e Apelit në bazë të provave, apo si pasojë e presioneve, kërcënimeve apo parave?

Exit mobile version