Telegrafi

Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: Koka e aferës është Rama, drejtësia nuk veproi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për mediat se Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në 29 tetor.

“Të reflektojmë ndryshimet në statut dhe program. Të zgjidhen forumet e Partisë së Lirisë dhe lidhur me aksionin e saj politik”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi edhe vendimin për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, ku u shpreh se koka e aferave të inceneratorëve është Edi Rama.

“Sa familjarë janë burgosur për një dritare? Ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri”,

“Kjo është drejtësi me regji, sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, u shpreh Meta. /Euronews Albania/