Telegrafi

Lirim special në bordel gjatë kohës së vizitës së Papës

Pronarja e bordelit Exclusive ka deklaruar se ka angazhuar forcë shtesë punuese në pritje të rritjes së interesimit gjatë Ditëve ndërkombëtare, të rinisë të cilat kanë tërhequr qindra mijëra katolikë të rinj nga mbarë bota, në ceremonitë të cilat zgjasin prej 15 deri më 20 korrik.

Grupi në shënjestër nuk kanë qenë vetëm pelegrinët, por edhe gazetarët të cilët e ndjekin ngjarjen e të cilët janë në mes 3.000 e 5.000, derisa puna ka lulëzuar falë lirimit prej 10 për qind, ka theksuar ajo.

"Kam angazhuar pesë persona shtesë dhe të gjitha janë të zëna tërë kohën", ka thënë pronarja e Exclusive për France Press.

"Kemi pasur shumë mysafirë nga jashtë vendit, por nuk mund të them nëse ata kanë qenë pelegrinë apo jo", ka përfunduar ajo.