Lirim Kastrati ka gjetur sërish golin në elitën e futbollit hungarez.
Sulmuesi kosovar nuk e ka nisur si titullar ndeshjen që skuadra e tij Mol Fehervar e zhvilloi në shtëpi përballë Mezokovesd-Zsory të fituar 2-0.
Megjithatë me tu inkuadruar nga banka rezervë në minutën e 71-të, Kastrati tregoi potencialin e tij duke gjetur edhe golin.
Ishte minuta e fundit e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar realizoi golin për rezultatin përfundimtar 2-0.
Për Mol Fehervar kjo ishte fitorja e parë në kampionat në pesë ndeshje të zhvilluara.
Sa i përket sulmuesi kamenicas, ai realizoi golin e dytë këtë edicion pasi të parin e kishte shënuar në xhiron e dytë ndaj Ferencvarosit. /Telegrafi/