Telegrafi

Lirim Kastrati do të bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, po bëhet baba për herë të parë.

Ai dhe e dashura e tij kroate, Angela Simac, do bëhen prindër për të parën herë ndonëse nuk kanë zbuluar akoma gjininë e foshnjës.

Këtë e ka bërë të ditur partnerja e tij në disa postime të fundit që ka shpërndarë në Instagram.

Angela Simac (Foto: Instagram)

Në bazë të imazheve, bukuroshja tregon se është në muajin e fundit të shtatzënisë duke qenë se e mbajti të fshehur deri në këtë periudhë.

“Dhe hymë në të fundit, nëntë muajsh shtatzënë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lirim Kastrati

Të njëjtit ndërkohë po shijojnë një lidhje dashurie prej më shumë se një vit, marrë parasysh që ylli nga Kosova jeton dhe vepron në Kroaci.

Pas Dinamo Zagrebit, futbollisti nga Kamenica momentalisht luan për Legia Varshava.

Simac përndryshe është shumë e ndjekur në rrjete sociale, vetëm në Instagram numëron 114 mijë ndjekës. /Telegrafi/