Lirim Kastrati është njeriu i momentit te Kosova, por pavarësisht formës së mirë që po kalon sulmuesi nga nuk ka marr ftesë nga përzgjedhësi Bernard Challandes.
Sulmuesi 21 vjeçar ka realizuar dy super gola në duelin e javës së shtatë të futbollit kroat përballë Slaven Belupos, në fitoren 6-1.
Kastrati ka shënuar gol në secilin pjesë të lojës.
Lokomotiva v @nkslavenbelupo 6:1!
🖐👍 golova Lokomotive!
⚽ Tolić
⚽ Kastrati
⚽Cokaj
⚽Kastrati
⚽Drožđek
⚽Petrak pic.twitter.com/OFD9ThVZRu— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) August 30, 2019
Ai shënoi në minutën e 20-të dhe 50-të, teksa është futbollisti më i mirë në ndeshje pa as edhe një dyshim.
https://www.youtube.com/watch?v=eDsHCgJyHaU
Kastrati madje asistoi edhe tek goli i pestë i Lokomotivës i shënuar nga Domagoj Drozdek.
https://www.youtube.com/watch?v=2UyEwKGbLj0
Festim Alidema luajti për Sleven Belupon në pjesën e dytë, duke u fut në ndeshjen në minutën e 64-të.
Me këto dy gola Kastrati shkon në kuotën e pesë shënimeve. /Telegrafi/