Telegrafi

Lirim Kastrati shënon për Dinamon në derbin e Kroacisë

Dinamo Zagreb ka triumfuar ndaj Hajduk Splitit në derbin e mbrëmjes në Kroaci me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje ka realizuar gol reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Sulmuesi kosovar realizoi në fund të pjesës së parë pas një aksioni të rrjedhshëm në brendësi të zonës.

Pas kësaj fitorje Dinamo Zagreb renditet në vendin e parë me 12 pikë të arkëtuara pas katër ndeshjeve.

Për Kastratin ky ishte goli i dytë me fanellën e Dinamo Zagrebit, pasi reprezentuesi kosovar kishte shënuar edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Cluj.

Kujtojmë që Kastratiu iu bashku Dinamos këtë verë nga Lokomotiva e Zagrebit. /Telegrafi/