Lirim Kastrati më në fund ka gjetur golin për skuadrën e tij Ujpest në kampionatin hungarez.
Mbrojtësi i Kosovës golin e ka arritur në fitoren e Ujpesit ndaj Mezokovesd-Zsory me rezultat prej 3-0.
22 vjeçarin ishte ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 9-të, duke e nisur mirë ndeshjen.
Rezultati u dyfishua nga Nikolla Mitrovic në minutën e 43-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë u trefishua epërsia me anë te Tallo në minutën e 60-të.
Kastrati ka luajtur në 20 ndeshje për Ujpest në kampionatin e Hungarisë, ndërsa ky ishte goli i parë i tij.
Ujpest me këtë fitore pozicionohet në vendin e shtatë me 38 pikë./Telegrafi/