Telegrafi

Lirim Kastrati shënon gol në Ligën e Evropës ndaj CSKA Moskës

Lirim Kastrati ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Sulmuesi kosovar ka qenë titullar si gjithnjë për klubin kroat në kuadër të ndeshjes së fundit në grupe në Ligën e Evropës ndaj CSKA Moskës.

Fillimisht në minutën e 41-të, Kastrati asistoi për mrekulli për golin e shënuar nga Orsic.

Por 15 minuta para fundit të ndeshjes, ylli nga Kosova ka gjetur edhe golin personal në këtë sfidë.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i parë në grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/