Telegrafi

Lirim Kastrati ribashkohet me modelen kroate, Angela Simac

Futbollisti shqiptar, Lirim Kastrati është rikthyer në krahët e modeles kroate, Angela Simac.

Dyshja u tha se u ndanë në verën e këtij viti, pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe më pas modelja konfirmoi thashethemet për ndarje.

Por së fundmi janë rindezur thashethemet, këtë herë se çifti është bërë sërish bashkë, transmeton mediumi kroat Story.hr.

Foto: Angela Simac/Instagram

“Po jemi bashkë”, ka konfirmuar modelja ribashkimin me futbollistin nga Kosova për median.

Foto: Angela Simac/Instagram

Së fundmi, Angela gjithashtu ka postuar një video në Instagram nga ndeshja e fundit e Kastratit me ekipin e tij Fehervar FC. Ata po ashtu tashmë ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.

Foto: Angela Simac/Instagram

Kujtojmë që çifti në mars të këtij viti u bën prindër të një vajze. /Telegrafi/

Foto: Angela Simac/Instagram