Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale me një postim të ndarë në InstaStory.
Futbollisti, i cili numëron mijëra ndjekës në Instagram, befasoi së fundmi me një fotografi në të cilën shfaqet përkrah një vajze.
Krahas imazhit, ai vuri një ‘emoji’ të princeshës dhe një zemër të kuqe, ndërsa besohet se është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën.
Ndonëse nuk ka zbuluar identitetin e saj, dyshja shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Zeshkania në anën tjetër vjen me një paraqitje të mahnitshme në një veshje lëkure.
Duhet theksuar që Kastrati luan tek Dinamo i Zagrebit dhe konsiderohet të jetë një nga futbollistët më të mirë në Ligën e Kroacisë. /Telegrafi/