Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka vazhduar me formë të mirë dhe gola tek klubi i tij kroat, Lokomotiv Zagrebi.
Lokomotiv Zagrebi ka fituar në udhëtim te Inter Zapresic me rezultat 2-0 ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kroacisë.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve padyshim se ishte talenti i Kosovës, Lirim Kastrati.
Kastrati arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes duke i dhuruar epërsinë 1-0 klubit të tij në minutën e 44-të.
[INTER – LOKOMOTIVA 0:2] Tri zadnje utakmice – tri pobjede! Lokosi su slavili u Zaprešiću golovima Kastratija i Jakića! 🚅⚽️💙
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) February 27, 2020
Ky ishte goli i nëntë i Kastratit këtë sezon në Superligën e Kroacisë, ndërsa ka dhuruar edhe katër asistime.
Forma e tij e mirë dhe mosha e re kanë bërë që sulmuesi nga Hogoshti të transferohet nga klubit më i madh kroat, Dinamo Zagrebi, ku do t’i bashkohet gjatë verës. /Telegrafi/