Telegrafi

Lirim Kastrati afër transferimit te skuadra e Arbër Zenelit, Reims

Lirimi Kastrati thuhet se do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit, derisa është shumë afër të transferohet te Reims.

Sipas asaj që raporton “FootMercato”, sulmuesi shqiptar tashmë është në bisedime me skuadrën franceze, e që gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.

Kastrati është në mesin e lojtarëve më të mirë te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, mirëpo dëshiron të bëjë një hap të madh në karrierë.

Lojtari 20-vjeçar thuhet se është afër finalizimit së marrëveshjes me Reimsin, e që transferimi mund të mbyllet në fund të kësaj jave.

Lexo po ashtu Nga Shala e Kozniku te Kastrati e Alidema – Kroacia, ‘parajsa’ e futbollistëve nga Kosova

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk do të jetë i vetëm te skuadra nga Ligue 1, pasi aty tashmë luan ylli tjetër i tanëve, Arëbr Zeneli.

Kastrati tashmë cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në futbollin evropian, e që kalimi te Reims ta ndihmonte të zhvillohej edhe më shumë. /Telegrafi/