Lirimi Kastrati thuhet se do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit, derisa është shumë afër të transferohet te Reims.
Sipas asaj që raporton “FootMercato”, sulmuesi shqiptar tashmë është në bisedime me skuadrën franceze, e që gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.
Kastrati është në mesin e lojtarëve më të mirë te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, mirëpo dëshiron të bëjë një hap të madh në karrierë.
Lojtari 20-vjeçar thuhet se është afër finalizimit së marrëveshjes me Reimsin, e që transferimi mund të mbyllet në fund të kësaj jave.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk do të jetë i vetëm te skuadra nga Ligue 1, pasi aty tashmë luan ylli tjetër i tanëve, Arëbr Zeneli.
Kastrati tashmë cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në futbollin evropian, e që kalimi te Reims ta ndihmonte të zhvillohej edhe më shumë. /Telegrafi/