Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot (e martë) në Lojërat Olimpike për të Rinj ‘Gangwon 2024’.
Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.
Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.
Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.
Nesër (e mërkurë) në sllallom të madh paraqitet Klos Vokshi. /Telegrafi/