Telegrafi

Liridon Leci këput ligamentet, duhet të operohet

(Foto: Facebook/K.F. Llapi/Liridon Leci)

Skuadra e Llapit ka marrë një lajm aspak të mirë nga stafi mjekësor që ka njoftuar se Liridon Leci i ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë.

Transferimi i sivjetmë i ekipit të Superligës është lënduar rëndë në ndeshjen miqësore ndaj ekipit të Skënderbeut.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Leci ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Skuadra po vazhdon me ecurinë e përgatitjeve sipas planprogramit të paraparë nga shtabi teknik dhe sot është stërvitur në fushën me bari natyral të stadiumit në Merdarë”.

“Skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe maksimalisht e përgatitur për nisjen e kampionatit, përveç futbollistit Liridon Leci, i cili në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe pas rezonancës së bërë sot, Leci duhet t’i nënshtrohet operimit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/