Telegrafi

Liridon Latifi u kthehet golave, shënon në Kupën e Hungarisë

Liridon Latifi është rikthyer me gol në Hungari, ku ka shënuar në Kupë.

Ai kishte shkuar te Akademia Puskas për rreth 1 milion euro, duke krijoi pritshmëri të mëdha në klub.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare e ka nisur më mirë sezonin e ri, por sërish shumë larg asaj që pret nga ai.

Këtë sezon ai i ka zhvilluar katër ndeshje nga minuta e parë në kampionat, ndërsa në ndeshjen e fundit ai luajti për 17 minuta ndaj Debrecenit.

Të mërkurën Latifi gjeti pak frymëmarrje sepse luajti për 90 minuta.

Ai luajti si mysafir ndaj modestëve të Dunaujvaros, rival i kategorisë së tretë.

Akademia Puskas fitoi 2-0 dhe që në minutën e pestë Latifi shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën.

Ai shënoi  pas një lëvizjeje të bukur në hyrje të zonës kundërshtare.

Ky ishte goli i dytë sezonal për lojtarin prishtinas. /Telegrafi/