Liridon Latifi është rikthyer me gol në Hungari, ku ka shënuar në Kupë.
Ai kishte shkuar te Akademia Puskas për rreth 1 milion euro, duke krijoi pritshmëri të mëdha në klub.
Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare e ka nisur më mirë sezonin e ri, por sërish shumë larg asaj që pret nga ai.
Këtë sezon ai i ka zhvilluar katër ndeshje nga minuta e parë në kampionat, ndërsa në ndeshjen e fundit ai luajti për 17 minuta ndaj Debrecenit.
Të mërkurën Latifi gjeti pak frymëmarrje sepse luajti për 90 minuta.
Ai luajti si mysafir ndaj modestëve të Dunaujvaros, rival i kategorisë së tretë.
Akademia Puskas fitoi 2-0 dhe që në minutën e pestë Latifi shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën.
Ai shënoi pas një lëvizjeje të bukur në hyrje të zonës kundërshtare.
Ky ishte goli i dytë sezonal për lojtarin prishtinas. /Telegrafi/