Liridon Latifi përveçse është një futbollist me shpirt konkurrues në fushë, duket se është sfidues me të tjerët edhe për sa i përket pamjes së jashtme.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Latifi shfaqet me të dashurën.
Futbollisti kosovar në sens humori sfidon të dashurën e tij duke bërë një mimikë pothuajse të njëjtë si ajo, ku tregojnë buzët e tyre.
Liridon Latifi është lojtar i Skënderbeut, por me shumë gjasa do të largohet pasi kërkohet nga disa klube Evropiane. /Telegrafi/