Site icon Telegrafi

Liridon Krasniqi shpallet Futbollist i vitit në Malajzi

KELANTAN - Kedah players Liridon Krasniqi during the Malaysia Super League match Kelantan vs Kedah at Sultan Mohd IV Stadium on 24 August 2016. Photo by Hazmin Hussin/ www.asiana.my

Futbollisti Liridon Krasniqi është shpallur Lojtar i Vitit në Malajzi.

Më 9 prill 2015, Krasniqi nënshkroi një kontratë me klubin malajzian të Premier League, Kedah.

Ai shënoi golin e parë dhe fitoi vend për Kedahin në një fitore 2-1 kundër Negeri Sembilan më 17 prill 2015.

E tek sot pas dy vjetësh, futbollisti ka marrë çmimin Lojtari më i Popullarizuar në këtë shtet.

Me këtë skuadër, sezonin e kaluar 25-vjeçari ka fituar dy tituj, Malaysia Charity Shield dhe Malaysia FA Cup ndërsa në sezonin debutues u shpall edhe kampion.

Kujtojmë se deri më tani ka shënuar 12 gola në 53 paraqitje me skuadrën aziatike. /Telegrafi/

Exit mobile version