Liridon Krasniqi është rikthyer në fushat e gjelbërta pas shtatë muajve mungesë.
Mesfushori nga Kosova kishte qëndruar jashtë pasi ishte operuar dhe për shtatë muaj nuk ka mundur të luaj futboll.
27-vjeçari e kishte shkëputur kontratën me skuadrën Melaka UTD, por karrierën përsëri do ta vazhdojë në Malajzi.
Kampioni në fuqi i Malajzisë, Johor UTD e ka marrë Krasniqin në radhët e veta dhe zyrtarizimi i tij në këtë skuadër është çështje ditësh.
Krasniqi tanimë i është bashkuar klubit në stërvitje dhe gjatë këtyre ditëve pritet të prezantohet para medieve.
Vitiasi ka katër vite që është pjesë e futbollit malazias ku ka bërë një emër jashtëzakonisht të madh me skuadrën e Kedah FA.
Ai tanimë është në pritje të pasaportës së Malajzisë pasi Kombëtarja e këtij shteti dëshiron që Liridon të luaj me ta. /Telegrafi/