Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët më të famshëm shqiptarë, pasi ai ka pasur suksese të mëdha në Azi me skuadrat si Kedah, Melaka United, Johor, Newcastle Jets e së fundmi në Odisha të Indisë.
Përveç fushës, Krasniqi ka qenë njëri nga futbollistët më të përfolur edhe për jetën e tij jashtë fushave të blerta, meqenëse shpesh herë është folur për lidhje të ndryshme.
Por duket se mesfushori vitias i ka dhënë fund aventurave dhe ka vendosur që të futet në një lidhje serioze.
Kohëve të fundit ai ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale afër një bukuroshe, por pa zbuluar shumë se kush është femra afër tij.
Telegrafi ka kontaktuar Krasniqin, por ai nuk ka dashur të zbuloj shumë rreth lidhjes së tij, duke thënë se çdo gjë rreth jetës personale e mbanë të fshehtë.
“Më vjen keq, por sa i përket jetës personale dua ta mbajë për vete atë, ndoshta në të ardhmen do zbuloj më shumë rreth kësaj teme”, tha Krasniqi shkurtimisht për Telegrafin.
Por burimet tona të afërta me lojtarin kanë bërë me dije se Krasniqi tanimë është në një lidhje serioze edhe pse ai nuk ka pranuar të zbuloj detaje të reja rreth lidhjes së tij.
Telegrafi ka mësuar se bukuroshja që është afër lojtarit në postimet e tij të fundit është një vajzë me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Zvicër.
Agonita është emri i saj e cila me prejardhje është nga Deçani, por që jeton dhe vepron në shtetin zviceran.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, Krasniqi së fundmi ka kaluar pushimet në Dubai me bukuroshen deçanase dhe ka shpenzuar shumë për një darkë romantike.
I njëjti pagoi rreth katër mijë euro që ngjyrat e ndërtesës Burj Arab të jenë të kuqe gjatë momentit sa po darkonte me Agonitën që të jetë një atmosferë e bukur.
Gjithsesi mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme nëse Krasniqi do të zbuloj detaje të tjera nga lidhja e tij e re. /Telegrafi/