Telegrafi

Liridon Krasniqi merr pasaportën e Malajzisë, tani pritet të luajë edhe për Kombëtaren aziatike

Liridon Krasniqi edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Malajzisë.

Mesfushori nga Kosova që nga viti 2015 luan në futbollin e Malajzisë, duke qenë njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit në këtë kampionat.

E falë insistimit nga federata e futbollit të Malajzisë, Krasniqi është pajisur me pasaportën e këtij shteti.

Kësisoj lojtari nga Vitia tani është në pritje të lejes për të luajtur për shtetin e Malajzisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Malajzisë, që duken të lumtur që më në fund Krasniqi është pajisur me pasaportën e këtij shteti.

28-vjeçari ka qenë në top formë vitet e fundit, por çuditërisht nuk ftohej nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Lexo po ashtu Liridon Krasniqi ndihet i lumtur, rikthehet me gol pas gati një viti jashtë fushave

Ai priti deri në verën e vitit 2018 sinjale nga Kosova, por pasi ato nuk erdhën vendosi të pranonte ofertën e Malajzisë që insistuan ta natyralizonin atë.

Mesfushori fantastik tani pritet ta përforcojë edhe më shumë Kombëtaren e Malajzisë e cila ka për synim të forcohet me lojtarë duke i natyralizuar për të arritur ëndrrën e madhe të luaj në Botëror. /Telegrafi/

Liridon Krasniqi gjatë ndeshjes