Liridon Krasniqi është bashkuar javë më parë me skuadrën e tij të re Terenggganu FC në elitën e futbollit të Malajzisë.
Mesfushori kosovar ka filluar shkëlqimin te skuadra e tij e re, teksa kanë marrë fitore 2-1 ndaj Kelantan United.
Krasniqi ishte autor i golit të parë në këtë sfidë, kur në minutën e gjashtë u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.
31-vjeçari ishte më i miri në ndeshje dhe në fund të saj mori çmimin si lojtari më i mirë.
Ky ishte goli i parë për Krasniqin te Terengganu, teksa skuadra e tij zë vendin e gjashtë në tabelë me shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Malajzisë. /Telegrafi/