Site icon Telegrafi

Liridon Kalenderi synon podiumin e radhës në Poloni  

Automobilisti prizrenas Liridon Kalenderi do të marr pjesë në garën e radhës të European Hillclimb Championship EHC në Limanowa të Polonisë.

Gara mbahet me datën 28 korrik dhe tërheq ngasësit kryesorë dhe entuziastët e sportit motorik nga e gjithë Evropa.

Kalenderi do të garojë me super veturën e tij, Mitsubishi Monster me të cilën e fitoi edhe garën e fundit me 2 qershor në Çeki.

Ai synon që të përsëri të arrijë rezultat maksimal edhe në këtë garë.

Liridon Kalenderi i lindur në 1983 në Prizren është garuesi më i suksesshëm nga Kosova. Ai merr pjesë në Kategorinë 1 të garave nga FIA, më saktësisht në European Hillclimb Championship EHC. /Telegrafi/

Exit mobile version