Site icon Telegrafi

Liridon Fetahaj largohet nga Liria, klubi prizrenas afron Mërgim Bajramin nga Zvicra

Liridon Fetahaj ka lajmëruar që nuk do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit në edicionin e ardhshëm, ndërsa klubi nuk ka vonuar shumë dhe ka njoftuar për zëvendësimin e tij .

Fetahaj ishte pjesë e Lirisë tash e disa vite, ndërsa ishte më meritorët që klubi prizrenas u kthye në elitën e futbollit kosovar.

Anësori ka konfirmuar largimin me një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar ata që i kanë qëndruar afër.

Por klubi prizrenas nuk ka vonuar shumë dhe ka njoftuar ardhjen e radhës.  Bëhet fjalë për Mërgim Bajramin që ka luajtur për moshat e FC Zurich, ndërsa si profesionist ka bërë karrierë në klube se Schaffhausen, YF Juventus, Grasshoppers dhe SC Bruhl.

“Mërgim Bajrami pritet të bashkohet me Lirinë. Futbollisti cilësor, me origjinë nga Prizreni, ka arritur marrëveshjen me bardhezinjtë. Ai, në edicionin 2023/24 do të jetë pjesë e Lirisë. Zyrtarizimi pritet të bëhet shpejtë”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version