Telegrafi

Liridon Ahmeti nuk arrin marrëveshje me Trepçën ‘89

“Liridon Ahmeti që nga dita e martë nuk është me ne. Ai nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët rreth kushteve financiare me drejtuesit e skuadrës", ka thënë Sejdiu për Kohën Ditore.

Ahmeti së fundi ishte pjesë e skuadrës tjetër nga Mitrovica, Trepça, por në javët e fundit po stërvitej me Trepçën ’89 me shpresën se do të merrej vesh për kontratë.

Trepça ’89 gjatë janarit u përforcua me Taulant Dajakun, Florent Sejdiun e Labinot Jetullahun. /Telegrafi/