Sot zhvillohen katër ndeshjet e fundit të xhiros së 14 në Ligën e Parë, me të cilat do të shënohet edhe fundi i këtij edicioni në këtë kategori të futbollit kosovar.
\Ndeshja e vetme e Grupit A është ajo ndërmjet rivalëve tradicional, Lirisë dhe Vëllaznimit.
Klasikes së Dukagjinit prej kohësh i ka humbur shija për shkak të gjendjes së dy klubeve me renome, të cilat s’po mund të luftojnë për objektiva madhore në elitë.
Në Grupin B, Flamurtari është nikoqir i Dardanës, Vllaznia pret Ulpianën derisa Kika është nikoqire e Vitisë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.
LIGA E PARË – SOT
GRUPI A
Liria – Vëllaznimi
GRUPI B
Flamurtari – Dardana
Vllaznia – Ulpiana
Kika – Vitia. /Telegrafi/