Telegrafi

Liria vazhdon me përforcime, nënshkruan me mbrojtësin Redon Arifi

Liria ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.

Redon Arifi është transferimi i radhës i skuadrës prizrenase që ka siguruar rikthimin në Superligë.

Qendërmbrojtësi i talentuar është bashkuar me bardhezinjtë nga 2 Korriku ka ka luajtur sezonin e fundit.

Njoftimi i plotë nga FC Liria:

Redon Arifi përforcon mbrojtjen e Lirisë
Mbrojtësi korpulent, Redon Arifi, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ka nënshkruar me Lirinë.
Ai, vie nga Akademia e njohur e 2 Korrikut, dhe bazuar në moshën dhe fizikusin (1.95 cm i gjatë) e tij, pritet të jetë një futbollistë me të ardhme”, pohon kryetrajneri Nedim Yigit.
Ndërsa, 20-të vjeçari Arifi pohoi:” Jam i lumtur që u bëra pjesë e kësaj skuadre të madhe.
Pres që të zhvillohem dhe dëshmoj cilësi, për të ndihmuar klubin drejt synimeve”, tha ai. /Telegrafi/