Site icon Telegrafi

Liria vazhdon me Celinën, përgatitjet nisin me 11 janar

Kanë diskutuar edhe anëtarët tjerë të kryesisë. Fokusi ka qenë se në pranverë nevojitet organizim dhe njëherazi mobilizim i shtuar për të arritur plasman sa më të mirë.

Në mbledhje u raportua se është arritur marrëveshja që edhe në stinorin pranveror ekipin ta drejtoj Erdogan Celina. Celina pati marrëveshje fillestare që të drejtoj ekipin deri në përfundim të stinorit.

Folësit kanë vlerësuar pozitive performancën e kryetrajnerit për qka edhe kanë zgjatur bashkëpunimin.

Celina , nga ana e tij ka kërkuar disa përforcime, e që Bordi mbetet të shikoj mundësitë.

Ndërkaq, deri më tash asnjë lojtarë nuk ka paralajmëruar largimin nga skuadra.

Në anën tjetër do të huazohen në skuadrat tjera 4-5 futbollistë, që të kaliten atje.
U vendos që përgatitjet e ekipit të pare, të nisin me 11 janar 2016 dhe njëra nga fazat të kryhet në Durrës.

Ndërkohë, për punën e shkollës , raportoi koordinatori Naif Jahaj. Ai, ka thënë se ka mangësi që duhet të evitohen.

U hodh ideja që të bëhet një lloj përzgjedhje me talente të moshës 14-15 vjeçare, me të cilët do të ketë program të veçantë pune.

Bordi mori vendim që të nis me përgatitjet për formimin e ekipit të femrave, për çka konkretisht do të nisin punët në fillim të vitit të ri.
 

Exit mobile version