Liria e Prizrenit ka bërë befasinë e xhiros së 14-të duke fituar në Gjilan te kampioni në fuqi 0-1.
Drita rrezikoi e para në këtë takim kur në minutën e pestë tentoi Endrit Krasniqi me kokë por mbi portë.
Kampioni në fuqi gjeti golin në minutën e 17-të, nëpërmjet Liridon Lecit por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Mysafirët nga Prizreni kryesisht luanin në mbrojtje dhe tentonin nëpërmjet kundërsulmeve.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave patën disa mosmarrëveshje duke shkuar në zhveshtore.
Me iniciativën e Dritës filloi edhe pjesa e dytë, kur rrezikoi Neziraj por pa sukses.
Liria ishte afër të shënonte gol në minutën e 54-të, por topin nga vija fatale e largoi Edvan Bakaj i gjilanasve.
Kur të gjithë në stadiumin e qytetit në Gjilan prisnin golin nga Drita, ndodhi e kundërta.
Në minutën e 87-të, Fatih Karahoda asistoi për mrekulli tek Liridon Fetahaj i cili shënoi për 0-1.
Kjo humbje e ndërprenë serinë e mirë të Dritës prej pesë fitoreve radhazi, pasi gjilanasit tani ndodhën në pozitën e katërt me 22 pikë, 10 më pak se lideri Feronikeli.
Në anën tjetër tre pikëshi i arkëtuar në Gjilan, Lirinë e ngrit në koutën e 13 pikëve në vendin e 10-të.
Ndeshjen e ardhshme Dritën e pret një duel tejet i vështirë pasi luan në Zahir Pajaziti përballë Llapit.
Ndërkohë Liria do ta presë në shtëpi ekipin kryeqytetas Flamurtarin. /Telegrafi/