Site icon Telegrafi

Liria, rikthehet me fitore në ‘Përparim Thaçi’

Futbollistët prizrenas kanë arrit para shikuesve të vet të triumfojnë në derbin e Ligës së Parë të Kosovës në futboll ndaj skuadrës së Istogut me rezultat minimal prej 1:0.

Megjithëse te dyja ekipet rrezikuan portat e njëra-tjetrës, rrjetat e portave respektive heshtën në pjesën e parë të kësaj sfide.

Por, në pjesën e dytë si duket lojtarët vendas ishin më këmbëngulës në kërkimin e fitores.

Këtij synimi ia arritën prizrenasit në saje të mesfushorit Fitimi Krusha, i cili realizoi nga pika bardhë golin e vetëm, përkatësisht të fitores me rezultat prej 1:0.

Pas kësaj fitoreje, Liria ngjitet në vendin e tetë të renditjes tabelore me 22 pikë, ndërsa Istogu mbetet në vendin e dytë me 32 pikë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version