Liria dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Prizrenasit janë nikoqir të rivalëve të vjetër prishtinas në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi vendas vjen në këtë ndeshje pa kryetrajner shkaku i shkarkimit të turkut Nedim Yigit, por synon rezultat pozitiv pas është katandisur në pozitën e fundit.
Në anën tjetër, ekipi i Emmanuel Egbo vjen pas një ndeshje të mira dhe barazimi me Llapin, kështu që synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Liria: Shala; Dube, Zenunaj, Topalaj, Megameno; Gavazaj, Beseni, Stafa; Bunjaku, Rexhepi, Bunjaku;
Prishtina: Nika, Muja, Bytyqi, Ramadani, Gallapeni; Islami, Hamiti; Kurtaj, Hyseni, Kryeziu; Blesa;
/Telegrafi/