Site icon Telegrafi

Liria prezanton pesë përforcimet

Të enjten pasdite në ‘Përparim Thaci’, Liria nisi përgatitjet për edicionin 2016/2017.

Ato nisën siç edhe pritej nën drejtimin e kryetrajnerit, Ramiz Krasniqi, ndihmësve:Nazmi Rama e Erdogan Brando e Blerim Zherka.

Në këtë stërvitje, përkatësisht në takimin e parë në këtë fillim të këtij edicioni i pranishëm ishte kryetari, Mirsad Qollaku dhe pjesa më e madhe e Bordit të klubit.

Po ashtu, u prezantuan edhe përforcimet e sjella: Erdin Hashani, Meriton Korenica, Durim Gashi, Alban Shillova e Ditëlind Reshiti.

“Mendoj, që me këto prurje kemi përmbyll pjesën më të nevojshme që kemi aspiruar. Tash presim që futbollistët e sjellë, krahas këtyre që kemi aktualisht, të tregojnë vlera”, ka thënë Erxhan Dana, drejtori klubit.

Ndërkaq, Erdin Hashani, beson në do të arrijë sukses së bashku me shokët.

Do të tregojmë se këtu kemi ardhur për të treguar kualitet. Do të shpaguajmë mundin e drejtuesve të klubit dhe të kënaqim tifozë me lojëra të mira’, tha ai.

Exit mobile version