Telegrafi

Liria pret Fushë Kosovën në përballjen e skuadrave të rikthyera në Superligë, formacionet zyrtare

Liria dhe Fushë Kosova do të përballen në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat e rikthyera në elitën e futbollit kosovar do t’i masin forcat në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Prizrenasit kanë marrë dy pikë në tre takimet e para dhe synojnë fitoren e parë në kampionat.

Ndërkohë Fushë Kosova është ende pa pikë dhe kërkon t’ia bëj sefte në Albi Mall Superligë.

Formacionet zyrtare:

Liria: Shala Topalaj, Zenunaj, Megamen, Dube, Beseni, Bajrami, Stafa, Tjiueza, Petrus, Bunjaku.

Fushë Kosova: Rugji, Rapuca, Ajdini, Ivkic, Dumani, Thaqi, Krasniqi, Hajdari, Mëziu, Abazi, Statovci. /Telegrafi/