Mesfushori i talentuar kosovar, Meriton Korenica, i cili në vitin e kaluar nga Rakoveci kaloi te Shkëndija e Tetovës në Maqedoni, pritet të largohet nga ky ekip.
19-vjeçari me gjasë do të zbarkojë në Prizren te skuadra e Lirisë.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Gazetaolle.com. Korenica konsiderohet si futbollist shumë i talentuar.
Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses U-19 të Kosovës.