Liria tashmë edicionin e ri do të bëjë gara në një nivel më të ulët për dallim prej sezonit të kaluar që u paraqit në Superligë.
Prizrenasit nuk do të jenë pjesë e ligës elitare të Kosovës pasi që nuk e ka siguruar mbijetesën dhe ka rënë në Ligën e Parë.
Kjo ka bërë që fansat e klubit, por edhe dashamirët e ekipit, të kritikojnë zyrtarët e bardhezinjve për këtë dështim në këtë kampionat.
Por, kritikat që po i bëjnë tifozët në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale duke se nuk po ju pëlqejnë dhe po ju fshijnë komentet e tyre.
Një prej tyre është edhe i një fansi, i cili ka kritikuar klubin, por që komenti i tij pas pak çasteve i është fshirë, e cila gjë nuk ndodhi nëse komplimentohen.
Theksojmë se bardhezinjtë sezonin e kaluar e përfunduan në pozitën e parafundit me 28 pikë.
Ndryshe, Liria nuk është hera e parë që bije nga Superliga, pasi që edhe në kaluarën nuk ka qenë pjesë e shoqërisë së klubeve elitare të Kosovës. /Telegrafi/