Telegrafi

Liria nuk ndalet, nënshkruan edhe me Granit Osmanollaj

Liria pasi që të hënën i bëri zyrtare tri transferime edhe të martën ka vazhduar me përforcime.

I radhës është Granit Osmanollaj, që luan si mesfushor.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.

Osmanollaj është prizrenas dhe karrierën e ka filluar te Liria, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri.

Liria dje ka nënshkruan me Florijan Dacin, Françesko Lamajn dhe Aldo Mitrajn.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liria sjell tre futbollistë

Theksojmë se më parë klubit i është bashkangjitur edhe Valon Bytyqi, Fatih Karahoda, Robert Gjeraj dhe disa lojtarë të tjerë.

Liria e ka ndryshuar pothuajse 90 për qind të skuadrës nga edicioni i shkuar.

Erdhe trajneri Blendi Shkëmbi është larguar dhe është zëvendësuar me Bedredin Gjinalin. /Telegrafi/