Liria pasi që të hënën i bëri zyrtare tri transferime edhe të martën ka vazhduar me përforcime.
I radhës është Granit Osmanollaj, që luan si mesfushor.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.
Osmanollaj është prizrenas dhe karrierën e ka filluar te Liria, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri.
Liria dje ka nënshkruan me Florijan Dacin, Françesko Lamajn dhe Aldo Mitrajn.
Theksojmë se më parë klubit i është bashkangjitur edhe Valon Bytyqi, Fatih Karahoda, Robert Gjeraj dhe disa lojtarë të tjerë.
Liria e ka ndryshuar pothuajse 90 për qind të skuadrës nga edicioni i shkuar.
Erdhe trajneri Blendi Shkëmbi është larguar dhe është zëvendësuar me Bedredin Gjinalin. /Telegrafi/