Telegrafi

Liria nuk dorëzohet, prezanton tre prurje cilësore

Liria e Prizrenit është e fundit në tabelë, por ata vazhdojnë të kenë shpresa për mbijetesën dhe për këtë arsyeje po bëjnë përforcime.

Skuadra prizrenase në orët e vona të ditës së premte ka zyrtarizuar edhe tre përforcime të reja, duke prezantuar lojtarët në fjalë.

I pari është Klaidi Cela qendërmbrojtës 24-vjeçar gjithë karrierën e ka vazhduar në Kanada.

Një tjetër repart që është përforcuar është ai ofensivë, ku Liria ka marrë Flavio Mecja.

Sulmuesi i majtë vije te Liria pas eksperiencave që kishte në Shqipëri te Egnatia dhe Erzeni.

Një tjetër futbollist që i është bashkuar bardhezinjve është Ubong Ekpai, sulmuesi nigerian.

28-vjeçari kryesisht ka zhvilluar karrierë në Republikën e Çekisë, derisa ka luajtur për skuadrat si Slavia Praga, Mlada Boleslav, Banik OStrava, Ceske Budejovice, Zlin e Slovan Liberec. /Telegrafi/