Site icon Telegrafi

Liria e nis misionin’mbijetesa’, shpërngulen në Durrës për fazën përgatitore

Liria e Prizrenit do ta vazhdojë fazën përgatitore në Durrës të Shqipërisë.

Liria do të qëndrojë në qytetin bregdetar për dhjetë ditë, ku edhe do t’i kryejë përgatitjet.

“KF Liria sot (më 1 shkurt) filloi fazën përgatitore në kampin ‘Tropikal Resort’ në Durrës, fazë e cila do të zgjasë deri më 10 shkurt. Urojmë që përgatitjet të zhvillohen sipas planit dhe programit të paraparë nga kryetrajneri Anesse, në mënyrë që ekipi të jetë i gatshëm për sfidën pranverore”, shkruhet në njoftimin e Lirisë.

Ky ekip do ta nis pranverën nga pozita e 10-të me 19 pikë të tubuara.

Lexo po ashtu Afati kalimtar mbyllet edhe në Kosovë - transferimet që ndodhën në Ipko Superligë

Liria në afatin kalimtar të janarit është përforcuar me këta lojtarë: Ardijan Rudoviq, Ramirez Valdivia Guillermio Abel, Jiminez Vivas Luis Manuel, Martins Aristegui Maickol Pio, Riascos Jhonny.

Nga klubi janë larguar Gerald Tushe, Francesk Lamaj, Denis Peposhi, Ramadan Kryeziu, Muhamed Berisha, Shpresim Fazlija, Aldo Mitraj, Ibrahim Walidjo dhe Robert Gjeraj. /Telegrafi/

Exit mobile version