Site icon Telegrafi

Liria mposht Dritën në Gjilan dhe e eliminon nga Kupa e Kosovës

Liria e Prizrenit ka fituar ndaj Dritës me rezultat 2-1 në raundin e 1/16-tës së Kupës së Kosovës, për të kaluar tutje në raundin e 1/8-tës të kësaj gare.

Prizrenasit kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drita, pasi kanë triumfuar në Gjilan në ndeshjen e vetme të kësaj faze.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Dritës dhe me më shumë raste të krijuara, por të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tretë me anë të Prins Tijueza, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Marko Simonovski (32’) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më kërkuese, por mysafirët u mbrojtën mirë dhe ishin konkret duke shënuar në fund golin e fitore.

Goli i fitores 2-1 erdhi në minutën e 87-të me anë të Ardit Topallaj, i cili vulosi fitoren e Lirisë.

Me këtë fitore, Liria kalon në raundin e 1/8-tës në Kupën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version