Liria ka prezantuar transferimin më të ri, i cili vije si huazim nga Kroacia.
Klevis Dragaj është lojtari më i ri i Lirisë, derisa lojtari vije nga Lokomotiva e Zagrebit në formë huazimi një vjeçar.
20-vjeçari ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës dhe Partizanit në të kaluarën, ndërsa është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.
Njoftimi i plotë nga FC Liria:
Dragaj përforcimi radhës. Klevis Dragaj, ka nënshkruar me Lirinë.
Ai, vje nga Lokomotiva e Zagrebit , në formë huazimi. Më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
Dragaj, ka luajtur së fundi tek Partizani Tiranës dhe është pjesë e U-21 te Kombëtarja shqiptare.Pozita ku luan shkodrani, është e qendërsulmuesit. /Telegrafi/