Site icon Telegrafi

Liria merr lajmin e madh, Walidjo mund të luaj nga ndeshja e ardhshme

Ka marrë fund ‘telenovela’ e Ibrahim Walidjos.

Mbrojtësi kamerunas kishte arritur javë më parë marrëveshjen me klubin e Lirisë por nuk mund të luante.

Shkas ishin bërë disa procedura pasi lojtari më parë ka luajtur në Serbi dhe është dashur të pritet deri tek licencimi i tij.

Kësisoj Liria ka marrë licencimin e lojtarit nga FFK dhe ai do të jetë i gatshëm nga ndeshja e radhës kundër Flamurtarit.

29-vjeçari është shprehur i lumtur për faqen e klubit që do të mund të luaj.

“Pres me padurim t’i bashkëngjitëm shokëve në lojë me Flamurtarin. Do të mundohem të jap më të mirën për ekipin”, ka thënë kamerunasi.

Në tri ndeshjet e para, Liria ka pësuar dy humbje dhe ka arritur një fitore ndaj kampionit në fuqi Dritës. /Telegrafi/

Exit mobile version