Ata janë duke zhvilluar bisedime me futbollistë, por që emrat mbahen të fshehur.
Erxhan Dana, drejtor sportiv, thekson se pritet të transferojnë 2-3 lojtarët në ditët e para të janarit.
“Jemi duke biseduar me një qendërmbrojtës dhe një mesfushor, do të shohim se a do të arrijmë marrëveshje. Po ashtu, do të huazojmë tre-katër futbollistë tek Ballkani dhe Rahoveci”, deklaroi Dana për gazetaulle.
I pyetur për sulmuesin Florim Bërbatovci, ai thotë se lojtari ka kontratë dhe nuk e kanë ndërmend ta lirojnë, pasi janë të kënaqur me paraqitjet e tij.