Site icon Telegrafi

Liria me dy japonezë

Lojtarët, njëri 18-vjeçar e tjetri 14, e kanë babain me prejardhje nga Kosova, i cili prej 21 vitesh jeton në Japoni, kurse nëna e tyre është japoneze. Babai, Rama, është kthyer në Kosovë me djemtë e tij futbollistë, të cilët dëshiron t’i zhvillojë te Liria.

Zëdhënësi i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj tregon për lojtarët. “Ata prej dy ditësh na janë bashkuar në përgatitje. Të dy vërehet se janë lojtarë të mirë, sidomos Kei (14), i cili ka talent të madh”, thekson Kajdomçaj për gazetën Arena. /Telegrafi/ 

Exit mobile version