Mbrojtësi i Lirisë, Ibrahim Walidjo, nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.
Lojtari është ndarë me prizrenasit dhe po kërkon ambient të ri.
“Aktualisht jam lojtar i lirë. Jam ndarë me Lirinë. Trajneri më ka thënë se nuk bëj pjesë në planet e tij”, ka thënë ai.
29-vjeçari është i vendosur të qëndrojë në Kosovë dhe pret oferta nga ekipet kosovare.
“Kam kaluar mirë këtu. Më pëlqen vendin dhe njerëzit, prandaj dua që ta vazhdoj karrierën këtu”, nënvizoi Walidjo për Gazetasheshi.com.
Ai ishte njëri nga më të mirët te Liria në vjeshtë, por çuditërisht është lënë i lirë nga klubi.
Walidjo ka bërë karrierë në disa skuadra të vendeve të ndryshme të Evropës dhe Afrikës, teksa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kamerunit.
Pozita e tij e preferuar është qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në të dy krahët.